Komedia ‘Martesa’ e Anton Çehov fiton çmimin e parë në Gjirokastër! Andia Xhunga vlerësohet si aktorja protagoniste më e mirë: Jam e surprizuar

12 Nëntor 2022, 21:03

Komedia e Çehovit “Martesa” e trupës teatrale të Durrësit me regji të Driada Dervishit fitoi çmimin “Mjeshtrat e mëdhenj të skenës” në Gjirokastër. Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë 7 trupa teatrore kombëtare dhe një nga Mitrovica.