Komedia “Nata e Dymbëdhjetë” triumfon në festivalin “Koko Fest”

10 Shtator 2023, 16:41

Nata finale e “Koko Fest” në Korçë u mbyll me triumfin e komedisë “Nata e Dymbëdhjetë”, e cila solli emocione dhe të qeshura për publikun. Çmimi i regjisë më të mirë shkoi për Erion Isain, çmimi i karrierës për Viktor Zhustin, ai i publikut për Gentian Zenelajn dhe aktorja më e mirë protagoniste Olta Daku.