Komedianët më të mirë bëhen bashkë për Festivalin Kombëtar të Humorit! Nga sot deri më 16 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

11 Dhjetor, 16:03

Shkodra hapi siparin për herë të parë për Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit, një ngjarje që pritet të kthehet në traditë dhe të sjellë buzëqeshje për të gjithë adhuruesit e artit dhe humorit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka takuar trupën e aktorëve të Shkodrës duke i siguruar për mbështetjen në këtë festival i cili pritet të ketë nje sukses të jashtëzakonshëm duke parë edhe interesin e lartë të publikut.

Nga data 11 me 15 dhjetor, çdo natë, Teatri “Migjeni” do të shndërrohet në epiqendrën e të qeshurave dhe kreativitetit artistik, duke mbledhur emrat më të njohur të humorit nga e gjithë Shqipëria.

    No videos found.