Komisionet online/ Bardhi: Do mblidhemi me 3 grupet parlamentare opozitare dhe do vendosim se çfarë do bëjmë, nuk flas për bojkot

23 Shtator 2021, 11:30

Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se 3 krerët e grupeve parlamentare opozita do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i opozitës, në një kohë kur janë shprehur kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare. Kjo sipas Bardhit, po bëhet me qëllim që t’i mbyllet goja opozitës.

“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme, gjatë 8 viteve kemi parë që Kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë. Duan t’i ikin përgjegjësisë për debatin, e papranueshme për opozitën, jemi mbledhur 140 deputetë, më parë është mbledhur këshilli i Ministrave, pse Komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo në mbledhje qesharake, gjatë ditës së sotme do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët, vendimi ka si qëllim që t’i fshihet publikut mbi akte korruptive të qeverisë, opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja dhe në këtë prizëm nuk besoj se është një parlament që funksionon dhe që secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve. Nuk fola për bojkot, jam konsultuar me të tre grupet parlamentare, brenda ditës së nesërme do të mblidhemi për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë”, tha Bardhi.