Komisionet parlamentare online? Tabaku: Nuk mund t'i mbyllni gojën opozitës me forcën e kartonëve, t'i bëjmë me 3 turne

23 Shtator 2021, 11:14

 

Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, e quajti një tentativë për t'i mbyllur gojën opozitës vendimin për të bërë online mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ajo tha që mazhoranca nuk mund ta përdorë më forcën  e kartonit për të shkelur sipas saj Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

"Ne sot u njohëm me një shkresë sugjerues të znj. Rakacolli, një militante e PS. Ju mund të vendosni me forcën e kartonit, por kur shoh opera, koncerte, minimumin e transparencës ne ia kemi detyrë publikut. U tha këtu se kjo bëhet edhe në parlamentet e Evropës, kjo nuk është e vërtetë. Mos vendosni me forcën e kartonëve për të shkelur Rregulloren e Parlamenti dhe Kushtetutën. Ne nuk mund të bëjmë gjoja.  Ne kemi bërë edhe propozime shumë konstruktive, që të bëhet me turne mbledhja e komisioneve parlamentare, në salla më të mëdha. Është e patolerueshme që me dhunën e kartonëve të shkelni Kushtetutën. Nuk mund të vazhdohet më kështu", tha Tabaku.