Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën

26 Qershor, 22:35 | Përditesimi i fundit: 2024-06-26 22:44:06

Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe përse mungon prej 6 muajsh në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Avokati pranë PD, Përparim Çaça dhe analisti Arben Meçe thotë se ky vendim juridikisht është i saktë, pasi Berisha nuk mungon pa arsye në Kuvend.