Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk humbet kohë, mban mbledhjen e parë! Drejtohet nga Hyseni

8 Maj 2021, 11:11 | Përditesimi: 8 Maj 2021, 14:53

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai ka nisur mbledhjen e parë ditën e sotme. Takimi zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

r.k./Shqiptarja.com