Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta prezanton raportin përfundimtar

28 Maj 2021, 12:32 | Përditesimi: 28 Maj 2021, 17:36

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për gjetjet e shkeljeve kushtetuese të kryera nga Presidenti. Të hënën në Konferencën e Kryetarëve do të vendoset dhe data se kur do të votohet ky raport në Parlament.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni teksa lexon raportin përfundimtar tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë. Hyseni tha se Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Ndërsa Spartak Braho tha se Meta shkelur kushtetutën por dhe ka rënë moralisht në sytë e opinionit, politikës dhe të ndërkombëtarëve.

b.ha./Shqiptarja.com