Komisioni i Ligjeve, miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor, të enjten votimi në Kuvend! Rrëzohet kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj

11 Shkurt, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2025-02-11 16:37:31

 Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare.

Posta për votën e diasporës do të paguhet nga shteti ndërsa rrëzohet kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj.

Gjithashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë. Me votat e maxhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, ndërsa PD votoi kundër.