Zgjedhjet e Rithemelimit për kryetarët e degëve, tensione në Bulqizë, anëtarët shtyjnë njëri-tjetrin, njëri shkul derën! Kandidati Manjani: Për shkak të radhës, procesi vijon

26 Prill 2022, 13:28 | Përditesimi: 26 Prill 2022, 13:44

Me momente tensionesh është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. Anëtarët e partisë, në pritje për të votuar, janë shtyrë me njëri-tjetrin, por nuk lejohen të futen brenda. Në një moment, njëri prej tyre shkul edhe derën e kinemasë, brenda së cilës po kryhet votimi. Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës.

 

Sh.Sh/Shqiptarja.com