Kompania turke i hoqi nga puna dhe nuk u dha dy paga, punëtorët protestojnë para Prokurorisë: Të hetohet fabrika

7 Tetor 2023, 16:16

Rreth 70 gra e vajza në Fier pretestuan para Prokurorisë pasi, jo vetëm kanë mbetur pa punë, por nuk kanë marrë as pagat e prapambetura. Ato kanë paditur kompaninë turke “Ozgun Kan Albania” dhe prej dy muajsh Prokuroria e Fierit nuk ka kryer asnjë hetim.