Koncerti i Ansamblit Popullor sjell perlat e folklorit! “Brez pas brezi”, talentet e reja për herë të parë në skenë

14 Mars, 14:51

“Brez pas brezi” titullohet koncerti i organizuar mbrëmjen e së enjtes nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe që ngjiti në skenë për herë të parë talente të reja, të cilët aspirojnë të jenë artistë të së ardhmes.