Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi

11 Maj, 16:29 | Përditesimi: 11 Maj, 16:29

Stadiumi provizor me emrin “Shqiponja”, ku këngëtari me famë botërore Kanye West do të mbajë koncertin e tij më 11 korrik, do të ngrihet në hyrje të kryeqytetit, vetëm 2 kilometra larg qendrës. Për transportin e 60 mijë spektatorëve që priten ta ndjekin, po shikohet mundësia e kryerjes së organizuar për të shmangur përdorimin e mjeteve private. “Report TV” sjell pamje nga hapësira ku do të ngrihet stadiumi.

A.A/Shqiptarja.com