Koncerti “Nata Shkodrane” do të sjellë në skenën e amfiteatrit veror të Tiranës rreth 20 këngë, që do të interpretohen nga zërat më të njohur të muzikës së qytetit verior ndër vite.

16 Korrik 2021, 16:34

Perlat e këngës qytetare shkodrane që kanë lënë gjumë në dekada do të zbresin  më datë 21 korrik kryeqytet, ku zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës do të interpretojnë me repertorin e tyre në amfiteatrin e Tiranës.

Këngët më të bukura të repertorit të muzikës qytetare shkodrane do të zbresin më 21 korrik në një natë gala koncerti me tinguj të muzikës tradiconale në kryeqytet.Artistët shkodranë janë në prova e fundit ndërsa udhëheqi artistik Andi Unaza premton se nata e kulturës shkodrane do të jetë plot surpriza.