Koncerti në 'Air Albania', Ermal Meta konferencë për shtyp: Nder i madh, po dridhem që sot! Nesër do bëj koncertin më të mirë të jetës sime

16 Shtator 2021, 17:01 | Përditesimi: 16 Shtator 2021, 21:47

Duke mos si fshehur emocionet që do të këndojë në Atdheun e tij, këngëtari Ermal Meta premton se do të mbajë nesër koncertin më të mirë të jetës së tij. Në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.

r.k./Shqiptarja.com