Kongresi i PS/ Vajza e Bashkim Finos realizon dëshirën e babait, bëhet pjesë e socialistëve, Ruçi tërhiqet nga politika! Rama: Pa Gramozin shumë beteja do i kishim humbur

12 Qershor 2021, 23:09

TIRANË- Gramoz Ruçi tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi. Më ketë mesazh, të ndryshimit të brezave, largimit të një gjenerate që dha çdo kontribut dhe të një brezi të ri me pritshmëri të mëdha, nisi Kongresi i PS-së i cili zgjati plot 180 minuta.

Në këtë ditë të rëndësishme, që festohet dhe 30-vjetori i kësaj force politike, nuk mungoi Fatos Nano, një nga figurat simbol të socialistëve i cili ishte i bindur se me Edin dhe bekimin e Zotit, socialistët do arrinin shumë, siç ishte dhe mandati i tretë radhazhi, teksa pati edhe një urim për ta “Qëllofshi gjithmonë në shenjë”.