Konispol/ Përkujtohet rilindasi kombëtar Hasan Tahsin

22 Tetor 2021, 21:29

Një simpozium shkencor me në qendër figurën e shquar të Rilindjes Kombëtare Hasan Tahsin, u mbajt nga Akademia e Studimeve për Çamërinë në Ninat të Konispolit. Tahir Muhedini, kryetar i Akademisë foli për vlerat e Çamërisë ndërsa theksoi se vetëm përmes punës dhe përkushtimit mund të njihet dhe mbahet gjallë kultura dhe historia e një vendi.

Nuk mjafton fjala, po duhet puna shkencore të hulumtojmë sa më shumë dhe kjo është puna e profesorëve dhe  historianëve që do e çojnë përpara këtë punë”, tha Tahir Muhedini, kryetar i Akademisë.