Konkursi Ndërkombëtar për Shopenin, 150 muzikantë në skenë! “J’adore Chopin” në 215-vjetorin e lindjes së kompozitorit

27 Shkurt, 12:25 | Përditesimi: 27 Shkurt, 12:25

Një ngjarje e re artistike bëhet pjesë e kalendarit kulturor të Tiranës, duke sjellë në vëmendje pianistët e rinj. Bëhet fjalë për Konkursin Ndërkombëtar Frederik Shopen, që në të njëjtën kohë do të jetë një garë mes qindra muzikantëve të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të ndryshme të botës. Konkursi do të organizohet në datat 1 deri më 6 mars me rastin e 215-vjetorit të lindjes së Frederik Shopen dhe 30-vjetorit të Shoqatës që mban emrin e tij.

 

A.M/Shqiptarja.com