Konkursi për projektin ‘Auto Moto Park Albania’ në Elbasan, Rama: Do të shtojë vende të reja pune! Në të ardhmen mund të kemi dhe një garë të Formula 1

3 Shkurt 2023, 09:44 | Përditesimi i fundit: 2023-02-03 11:24:27

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili do të ndërtohet në Krastë në Elbasan. Kreu i qeverisë tha se ky është një hap më pranë jetësimit të ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM. Rama tha se ndërtimi i ‘Auto Moto Park Albania’ do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi më të mira për gjeneratën e re. Rama u shpreh se edhe gjërat që dikur mund të dukeshin të pamundura, si të kishim një garë të Formula 1 në Shqipëri, tha se kjo gjë në të ardhmen mund të jetë e mundur.