Konsullata e nderit e Shqipërisë në Ukrainë shkatërrohet plotësisht nga bombardimet ruse! Ministria e Jashtme: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

7 Mars 2022, 20:11 | Përditesimi: 7 Mars 2022, 20:11

Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë  është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Denoncimin e ka bërë Ministria jonë e Jashtme.

“Shqipëria dënon me vendosmëri veprimin rus në Kharkiv, i cili rezultoi në shembjen e ambasadës së nderit të Shqipërisë. Autorët do të përballen me pasoja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

KT/Shqiptarja.com