Konsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale: Nuk përdor drogë, ju lutem!

23 Maj 2021, 14:13

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, por në mes të entuziazmit për fitoren, një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektaklit dhe u bë virale në rrjete sociale.

Këngëtarit i grupit Maneskin, shihet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Përballë pyetjes së gazetarëve, Në një konferencë shtypi pas fitores, Damiano thotë se nuk përdor kokainë, duke argumentuar se anëtari tjetër i grupit theu gotën me krah. “Mos thoni që ishte kokainë”, u shpreh ai.