Kontrabandë ilaçesh, 4 të arrestuar në Durrës, në pranga edhe dy doganierë të Portit

21 Tetor 2021, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 15:11:28

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA” nga blutë e qytetit të Durrësit, duke shoqëruar kështu 4 persona, 2 prej të cilëve doganier. Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë