Kontrabandistët shqiptarë ‘përfitojnë’ nga vendimi i gjykatës së Londrës që rrëzoi planin e qeverisë britanike: Nëse keni dëshirë të vini, askush s’ju kthen më

3 Korrik 2023, 12:23

Kontrabandistët shqiptarë po përdorin vendimin e Gjykatës së Apelit në Britani, që rrëzoi planin e qeverisë britanike për emigrantët. Dëbimi i emigrantëve në Ruanda është cilësuar i paligjshëm dhe i pa sigurt, duke bërë që shqiptarët mos të humbin fare kohe dhe të promovojnë sërish në rrjetin social Tik Tok, kalimet në kanalin e La Manshit me anije të vogla.