Kontrolle me dronë e radarë në rrugë, 5 të arrestuar për shkelje të Kodit, 1 tjetër prangoset për dhënie ryshfeti! Pezullohen 48 patenta

6 Korrik 2021, 17:27 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 17:27

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

KT/Shqiptarja.com