Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dragera, dronë, kamera, aparate fotografike dhe automjete të paloguara, evidentohen dhe ndëshkohen mijëra shkelës të Kodit Rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3037 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht: • Janë pezulluar 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi. • Janë vendosur 503 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 402 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 745 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 231 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 912 masa për parakalime të gabuara, 212 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve dhe 32 masa për shkelje të semaforit. Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin
Video të tjera
-
Shpërthimi në Elbasan, Report TV siguron pamjet nga kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur
4 Nëntor, 22:16 -
‘Ditari nga burgu’/ Veliaj nxjerr ‘përgjigjet për Toni Gogun’: Rama s’më shantazhon dot, isha me të kur të gjithë e lanë vetëm! Nuk rritet PS me skorjet e Saliut, bashkinë s'e delegoj
4 Nëntor, 21:39 -
U arrestua pasi refuzoi gjobën, protestuesi Goxhaj: Janë të paligjshme, nuk e arsyetuan! Policët, mercenarë
4 Nëntor, 21:31 -
Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Ndërron jetë në spital (EMRI)
4 Nëntor, 21:28 -
U shoqëruan pas përplasjeve në protestë, lirohen nga komisariati Edison Lika dhe Dritan Goxhaj
4 Nëntor, 21:00 -
Udhërrëfyesi/ KE me plan për Shqipërinë: Datat kur mbyllen 31 kapitujt e mbetur, Këshilli të nisë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit! Financim dhe integrim gradual
4 Nëntor, 20:09 -
Një viktimë dhe një person i pagjetur në pallatin në Elbasan, drejtori i Policisë: Dyshimet e para për bombol gazi, pritet ekspertiza për shkakun
4 Nëntor, 19:01 -
'Ku të fle tani, kujt t’i bie në qafë?' Banori i pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrëfen tmerrin: U hodha nga kati i dytë, më ra dera në kokë
4 Nëntor, 18:55 -
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin
4 Nëntor, 18:46 -
Spahiu: Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, një zë i drejtpërdrejtë në vendimmarrje! Kujdesi i integruar shëndetësor e social, prioritete të Buxhetit 2027
4 Nëntor, 18:30 -
E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI)
4 Nëntor, 18:19 -
Bulqizë/ Gjatë gjuetisë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht me çifte një 29-vjeçar! Humb jetën i riu, arrestohet autori
4 Nëntor, 18:17 -
Dëgjova shpërthimin dhe u turra me vrap në shtëpi', banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi
4 Nëntor, 17:32 -
Zjarri në pallatin në Elbasan, Llatja: Flakët nisën në katin e tretë! Është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse
4 Nëntor, 17:27 -
Shpërthimi në Elbasan, zjarrfikësit evakuojnë banorët
4 Nëntor, 17:21 -
Pallati i djegur në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës
4 Nëntor, 17:13 -
E rëndë në Elbasan! Pallati përpihet nga flakët, shkatërrohet nga shpërthimi i fuqishëm! Ndërron jetë 82-vjeçarja, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (VIDEO)
4 Nëntor, 17:06 -
'U dëgjua si bombë, u trondit i gjithë pallati', banorët tregojnë momentet e shpërthimit të fuqishëm në Elbasan
4 Nëntor, 17:02 -
Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ 8 të lënduar nën kujdesin e mjekëve, mes tyre një fëmijë
4 Nëntor, 16:48 -
Momenti kur nxirret trupi i pajetë i 83-vjeçares nga apartamenti në flakë në Elbasan
4 Nëntor, 16:44