Kontrollet në shtëpinë e tij për lidhjet me ‘Delta Pharma’, Beqaj: Pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër! S’kam interes ndaj kompanive farmaceutike

29 Dhjetor 2023, 15:24

Ish-ministri i Shëndetësisë mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë interes financiar sa i takon sipërmarrjeve farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër.