Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim

30 Prill, 10:31 | Përditesimi: 30 Prill, 10:31

Tiranë - Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tij. I arrestuari është identifukuar si Gerold Doçe.

Sekuestrohen 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.

Ka qenë kontroll rutinë i Shigjetave të cilët kanë parë Gerold Doçen duke konsumuar hashash. Pasi e kanë ndaluar efektivët kanë kontrolluar edhe ambientin përreth, dhe në ambientet e përbashkëta të një pallati kanë gjetur dozat e kanabisit. Më pas, efektivët e Shigjetave kanë pasur dyshime të tjera dhe kontrolluan edhe mjetin e Doçes, të parkuar përballë, ku gjetën edhe sasinë e kokainës dhe MDMA-së. Dyshohet se Doçe ishte i përfshirë me grupe kriminale për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike

A.A/Shqiptarja.com