Në qarkun e Korçës, procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare vijon normalisht edhe pse janë shoqëruar me disa incidente.
Luan Tollozhina, simpatizant i PD-së u arrestua pasi ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste Enton Gega në qendrën e votimit në Pogradec.
Sipas policisë, ai ka hyrë në Qendrën e Votimit Nr.3901 dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, një komisioner të Partisë Socialiste.
Ngjarja ndodhi pasi kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e Tollozhinës ka pasur një debat me komisionerin socialist nëse personat me aftësi ndryshe duhet të votojnë apo jo me shoqërues.



















