Sahatet e ujit në një pallat në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës janë djegur. Si pasojë e incidentit në pallat ka prani të madh të tymit.
Nga paniku banorët kanë dalë jashtë ndërkohë që po ndërhyet për të pastruar të gjithë ambjentin.
Raportohet se drejtoria e ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur.