Korçë/ I biri akuzohet se ka abuzuar sekusalisht një vajzë me probleme të shëndetit mendor, nëna mohon akuzat: Djali s’ka bërë gjë

13 Prill 2023, 14:48

Ervehe Rrapo, e ëma e kryeplakut të fshatit i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në Korçë mohoi që i biri të ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Ajo u shpreh se ditën e djeshme djali i saj, ishte konflikuar me të atin e vajzës por nuk dinte më tepër informacion pasi i biri ishte rezervuar.

“Vij në shtëpi unë dhe e pyes pse je zverdhur. Ja më shau ky këtu (i ati i vajzws qw dyshohet se wshtw abuzuar) më tha, dhe e godita njëherë. Tani thonë që e kanë zënë (ka abuzuar seksualisht). Akuzohet sikur e ka zënë. Nuk ka kryer gjë, ai thjesht kishte pirë dhe kishte ikur atje. Nga mendja nuk është normale. Djali im nuk më tha gjë, erdhi fjeti gjumë. Atë e thirri i ati se do pinin ndonjë gotë. Im bir është beqar. Policia e mori dje. Iku vetë.”- tha ajo.