Korçë/ ‘MIK Festival’ mbledh kolosët e muzikës franceze, organizatorja Inva Mula: Këtë vit kemi sjellë larmi muzike

14 Korrik, 17:15

Nata e tretë e “Mik Festival” solli në edicionin e tij të 7 në Korçë mbi 100 artistë shqiptarë e të huaj. Sopranoja Inva Mula njëkohësisht organizatore e festivalit thotë se përmbajtja e materialeve muzike ka qenë e ndryshme çdo natë, duke sjellë larmi për artdashësit.