Korçë, qindra lakrorë me 2 peta u përgatitën në festën e Polenës, të pranishëm dhe turistë të huaj

13 Gusht 2023, 14:39

Jo vetëm vendas por edhe të huaj, në Polenë për të shijuar festën e lakrorit me dy peta

Për mbi 4 orë, amvisat polenake përgatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.