Korçë/ Zjarr në fshatin Vithkuq, rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Aktivizohen 3 vatra në Bashkinë e Maliqit

5 Gusht 2021, 15:57

Zjarret në vendin tonë të favorizuar nga era po përpahen me shpejtësi duke rrezikuar edhe monumentet e Kulturës.

Një tjetër zjarr ka rënë sot në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit që është dhe Monument Kulture. Për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar djegien e Manastirit nga Korça janë nisur 1 zjarrëfikëse dhe punonjës të ndërrmarrjes publike.