Korreshi ‘bojkoton’ Kuvendin e Berishës për votëbesim në krye të Rithemelimit: Nuk ndihemi të përfaqësuar

30 Nëntor 2023, 22:09 | Përditesimi i fundit: 2023-11-30 22:17:56

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit në 2 dhjetor për votëbesimin e Sali Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, deputeti tha se nuk ndihet i përfaqësuar pasi nuk ka marrë pjesë më herët në vendimmarrjet e këtij Kuvendi.