Korreshi zbardh detaje nga dreka e demokratëve: Thyerje akulli! Grupi i Berishës kishte shtypur butonin ‘mute’! Folëm për Luftën e Dytë Botërore, jo për bashkimin

30 Dhjetor 2022, 15:17

Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv  duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.