Korridori VIII/ Banorët e Librazhdit protestojnë: Na është rritur distanca, duam hyrje të re në ‘Elbasan-Qafë Thanë’

10 Gusht, 17:08 | Përditesimi: 10 Gusht, 17:08

Dhjetëra banorë të fshatrave në Elbasan protestuan sapo u hap segmenti 7, 5 km i autostradës Elbasan-Qafë Thanë. Ata kërkojnë hyrje pranë urës së Mirakës, me pretendimin se është rritur distanca për në banesa. ARRSH-ja thotë se nuk ndërhyhet në autostradë, por do të shihet mundësia për zgjidhje teknike.

E.H/Shqiptarja.com