I përfshirë në korrupsion me 5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, SPAK arreston kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena

27 Janar 2024, 12:39 | Përditesimi: 27 Janar 2024, 15:34

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. 

Report TV mëson se Masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Ai akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro. Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga. 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se bëhet fjalë për një çështje, ku avokati marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit. Mbetet për tu parë nëse ka persona të tjerë për tu arrestuar.  

r.k./Shqiptarja.com