Kosova 15 vjet shtet sovran, gazetarja për Report Tv: Atmosferë e veçantë, qytetarët dhanë mesazhe kundër asociacionit, nuk duam republikë të copëtuar

17 Shkurt 2023, 13:24

Teksa festohet datëlindja e 15-të e shtetit sovran të Kosovës në sheshet kryesore, duke nderuar figurat e shquara të vendit si dhe duke zhvilluar ceremonitë simbolike, qytetarët e Kosovës përcjellin mesazhet me sfidën e madhe të dialogut me Serbinë. Monumenti ‘New Born’, u vesh sot me një pamje krejt të re, por edhe pse simbol ky monument arrit të përfaqësojë denjësisht mesazhin e fortë kundër asociacionit, tematikë e nxehtë në arenën ndërkombëtare dhe element kyç në dialogun me Serbinë.