‘Kosova është Serbi’, piktori merr iniciativën për të fshirë grafitet nga ura e ‘Dajlanit’ në Durrës! Bledar Çakalli: Nxisin gjuhën e urrejtjes ndaj Kosovës

28 Prill 2023, 16:09

Vitet e fundit në Durrës gjen kudo grafite me gjuhë urrejtjeje dhe etiketime “Kosova është Serbi”. Në prag të sezonit veror, prania e këtyre grafiteve është një shfaqje e shëmtuar, ndaj piktori Bledar Çakalli ka ndërmarrë nismën për t’i fshirë vetë.