Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë, gazetari në Report Tv jep detaje nga festimet! Ish-ministri i Jashtëm: Luftëtarët e UÇK-së sot në Hagë, përpjekje për të rishkruar keq historinë e vendit

17 Shkurt 2022, 20:07 | Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 20:07

Në 14 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, Kosova është e veshur me atmosferën e festës. Kremtimet kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit me ceremoninë e ngritjes së flamurit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Kofnjuca. Zyrtarët më të lartë të shtetit më pas bënë homazhe në homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me përfaqësues të partisë, bënë  homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

    KT/Shqiptarja.com