Kosova kërkon vaksinë ose test COVID, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim! Situata problematike prej 6 ditësh

5 Shtator 2021, 18:47 | Përditesimi: 5 Shtator 2021, 18:47

Vijon pritja me orë të tëra e qytetarëve për të hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare të Morinës. Pasditen e sotme në Morinë është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, me qytetarë prej orësh në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtese sërish radhët nuk janë shmangur.

LR/Shqiptarja.com