Kosova kërkon vaksinë ose test, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim! Situata problematike prej 6 ditësh

5 Shtator 2021, 18:38 | Përditesimi: 5 Shtator 2021, 18:38

Kjo e diel ka shënuar ditën e gjashtë ku pushues apo qytetarë të shumtë që duan të shkojnë në Kosovë, përballen me orë të tëra pritje në pikën kufitare të Morinës. Edhe këtë pasdite, në Morinë radha e automjeteve në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit është kilometrike, ndërsa qytetarët shprehen se kanë orë të tëra që nuk lëvizin.

"Kemi tre orë që po presim. Nuk kemi ça bëjmë ", tha një qytetar

LR/Shqiptarja.com