Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi

11 Janar 2022, 21:16

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.