Kosova siguron medaljen e parë të artë në “Tokio 2020”, xhudistja Distria Krasniqi mund në shtëpinë e saj japonezen

24 Korrik 2021, 12:44

TOKIO- Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën.