Kostumografja Anila Zajmi Katanolli, artistja klasike dhe ekstravagante (17 janar 2023)

17 Janar 2023, 19:40

Ajo është stiliste,piktore,kostumografe. Shpesh nuk kuptohet ku nis njëra e ku përfundon tjetra,sepse tek Anila Zajmi (Katanolli) të gjitha dimensionet e artistes janë një. Ajo erdhi në “Esencë” në një rrëfim të ndjerë dhe shumë të sinqertë për jetën personale dhe atë profesionale. Dëshira e saj për të qenë pjesë e artit ka lindur që në fëmijëri ku ajo e ka pasur të qartë se cili do të ishte profesioni i saj. E dhënë pas stilit dhe dukjes,me një kujdes nga e ëma që i qepte të gjitha veshjet ajo nuk e pati fort të vështirë të ndiqte rrugën e saj. E rritur me disiplinë mes sportit,me një mama gjimnaste dhe artit me një baba piktor, Anila kujton që të dyja fushat e kanë ndihmuar shumë që të ndërtojë karakterin. “Prezenca e tim eti në jetën time,në ide në mendime ka qenë e jashtëzakonshme”-rrëfen ajo duke e konsideruar të atin mentorin e jetës së saj. Traditën,lidhjen e saj të fortë me natyrën dhe gjendjet emocionale i ndërthur gjithnjë në pikturat veshjet dhe kostumet e saj. Një passion për teatrin lindi tek Anila Zajmi një dëshirë të hershme për të studiuar teatër,por në një mënyrë ajo u lidh me këtë të fundit,duke qenë kostumografe e mjaft shfaqjeve të teatrit ndër vite. Një surprizë nga e bija,Jola ishte finalja emocionuese e një rrëfimi të vecantë të artistes Anila Zajmi (Katanolli) në studion e “Esencë”.