Kotori dënohet me burg për falsifikim parash, avokati: Ai është rritur në fshatit SOS, i buzëqeshi fati kur i gjeti në rrugë

20 Prill 2022, 11:06 | Përditesimi: 20 Prill 2022, 11:06

Avokati mbrojtës i Viard Kotorit, Enea Cenko tha se klienti i tij është penduar që ka tentuar të thyente dollarë false në 'Exchange' duke thënë se ai është rritur në fshatin SOS dhe se i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë.

 “Kotori është i penduar dhe se nuk e dinte që dollarët ishin false. Dy shokët e tij nuk kanë lidhje me krimin dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai është rritur në fshatin SOS, i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë”, tha avokati.

r.k./Shqiptarja.com