KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për Elisabeta Imerajn! Yuri Kim thirrje për mediat: Koha për të treguar guxim dhe integritet

22 Qershor 2021, 11:50

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni i Komisionerëve Publikoi bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik ka nxjerrë deklaratën e ONM-së ku thuhet se kryeprokurorja duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në tëitter Kim i bën thirrje mediave ta ndjekin nga afër këtë proces.