KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, Celibashi: Tre prej tyre janë në proces hetimi, do presim vendimin e KAS

10 Prill 2023, 12:48

Tre kandidatë për kryebashkiakë do të hetohen nga KAS pasi palët politike pretendojnë se kanë shkelur ligjin e dekriminalizimi dhe nuk duhet të futen në zgjedhje. Kjo ka bërë që KQZ të shtyjë sot shortin për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit.