KQZ kërkon verifikimin/ Kapllanaj: Duan të më prishin imazhin! Kandidati i Berishës, i paguar për t’i prishur punë PD

14 Prill 2023, 14:24

Kërkesën e KQZ për verifikime pasi dyshohet e ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, kandidati i PD për Mallakastrën, Agron Kapllanaj e ka cilësuar si politike, me qëllim për t’i dëmtuar imazhin. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kapllanaj tha se ky është një tregues se KQZ është një institucion i politizuar, ndonëse do duhet të ishte e kundërta.