Kraja kërkon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK: Problemet nuk zgjidhen me mandat të kufizuar

23 Korrik 2021, 12:48

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paraqitur punën  e bërë nga institucioni që ai drejton, e ndërsa ka parashtruar edhe disa problematike. Së pari ka kërkuar ambiente për anëtarët e BKH-së, një problematike e artikuluar prej tij shpesh në daljet publike si edhe ka kërkuar zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK, ku aktualisht është 9 vite, pa të drejtën për t'u rizgjedhur.

"Për SPAK ka qenë një vit intensiv, po jepen produkte konkrete, shihet te pritshmëritë në raport me partnerët, shihet në raport me publikun, ka një rritje të besimit të njerëzve, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe realizimit janë dy koncepte të ndryshme , ka ardhur koha të hedh 2 momente që lidhen me punën tonë, nevojën për një ambient të përshtatshëm për BKH, të ulemi dhe të gjemë një zgjidhje, momenti i dytë është mandati i kufizuar për prokurorët e SPAK dhe të anëtarëve të BKH-së", tha Kraja.